Protestat për punëtorët e vdekur në Katar, Kane: I bashkohemi Gjermanisë dhe Norvegjisë

schedule14:55 - 28 Mars, 2021

schedule 14:55 - 28 Mars, 2021

Botërori i Katarit në vitin e ardhshëm nuk po pritet aspak mirë dhe po has në pengesa të mëdha para nisjes së tij në vitin 2022. Një studim i The Guardian zbuloi se që nga koha kur Katari ka marrë të drejtën e zhvillimit të Botërorit kanë vdekur plot 6500 punëtorë, pjesa më e madhe e tyre në ndërtimin e stadiumeve.

Ky fakt ka nxitur një fushatë të madhe kundër organizimit të Botërorit, por edhe në kundërshti nga ana e kombëtareve. Më aktivja është Norvegjia. Kombëtarja skandinave ishte e para që zbriti në fushë me fanella ku kërkoheshin të drejtat e njeriut. Ata gjithashtu po mendojnë bojkotimin e turneut.

 

Më pas nordikët i ndoqi Gjermania, që zbriti në fushë me të njëjtën shprehje ndërgjegjësimi, teksa kombëtarja e radhës që duket se do ndjekë shembullin e dy të mësipërmve duket se do të jetë Anglia, kundërshtarja jonë në ndeshjen e sotme në “Air Albania”.

 

Kapiteni i skuadrës së Gareth Southgate, i pyetur nëse ata do i bashkohen fushatës së nisur nga Norvegjia dhe Gjermania, u shfaq pozitiv dhe tregoi se do e bisedojë me shokët e skuadrës, megjithëse nuk beson se ky veprim do të rregullonte diçka në këtë situatë.

“Të gjithë i pamë Gjermaninë dhe Norvegjinë disa ditë më parë, kështu që unë mendoj se do të ishte një bisedë e mirë për t’u bërë mes lojtarëve. Nuk jam i sigurt se do të ketë rezultat, por nuk shoh asgjë kundër kësaj. Të gjithë së bashku do e bisedojmë dhe do marrim vendim si grup”, u shpreh Kane.

 

Mesazhi i lojtarëve norvegjezë

Anglia zbret sot në “Air Albania” për të luajtur ndeshjen e dytë eliminatore dhe nuk përjashtohet që ky veprim i tyre të ndodhë sot para ndeshjes me Shqipërinë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!