75 apo 180 milionë euro, ESPN zbulon të vërtetën e klauzolës së Haaland

schedule14:33 - 28 Mars, 2021

schedule 14:33 - 28 Mars, 2021

Prej muajsh, e ardhmja e Erlign Haalanad te Borussia Dortmund është në dyshim pasi klube më të mëdha po bëjnë të pamundurën për ta blerë në verë. Raportimet e fundit të medieve tregojnë se Borussia Dortmund e vlerëson Haaland 180 milionë euro.

Flitet se ky çmim i vendosur është një klauzolë, por në të vërtetë nuk është kështu. Në verën e ardhshme Borussia Dortmund nuk ka asnjë klauzolë për shitjen e norvegjezit. Por në verën e vitit të ardhshëm do të ketë.

ESPN zbulon se në verën e vitit 2022 në kontratën e Haaland aktivizohet klauzola e shitjes së tij me një çmim fillestar për 75 milionë euro. Ka klube që janë gati ta presin vitin e ardhshëm, por ka të tjerë që janë gati të sulmojnë që në këtë verë.

Real Madrid, Manchester City apo Chelsea janë gati të shpenzojnë më shumë se 100 milionë euro për Haaland që në merkaton e ardhshme. Nga ana tjetër Borussia Dortmund është në vështirësi në kampionat dhe rrezikon mos kualifikimin në Champions League, çka do e bënte Haaland të kërkonte largimin menjëherë. /abcnews.al