Zgjedhjet e 25 prillit dhe mungesa në çeljen e fushatës së PD, kryetarja e LSI flet për ABC

schedule14:36 - 28 Mars, 2021

schedule 14:36 - 28 Mars, 2021

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka hedhur poshtë çdo mundësi bashkëpunimi me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Në një intervistë për gazetarin e ABC, Juxhin Mustafaraj, që do të transmetohet në orën 15:30,  kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka deklaruar se një bashkëpunim me Edi Ramën pavarësisht rrethanave apo nevojës së numrave do të ishte tradhti kombëtare.

Kryemadhi foli edhe për funksionimin e koalicionit me Lulzim Bashën dhe sqaroi mungesën e saj në ditën e çeljes së fushatës nga PD në sheshin “Nënë Tereza”.

Kryemadhi beson se kryeministri Rama ndihet në frikë dhe presion për atë që pret në 25 prill ndaj edhe ka zgjedhur gjuhën denigruese ndaj përfaqsuesve të opozitës. e thotë me ./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!