Sipas MeteoAlb: Vendi ynë do të kushtëzohet nga mot me kthjellime në zonat bregdetare por vranësira kalimtare do ketë në zonat lindore gjatë paradites. Mesdita sjellë largim të vranësirave edhe nga zonat malore duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese në Shqipëri.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat e minimale dhe maksimale duke bërë ekstremumet ditore të luhaten nga 1 deri në 19°C. Era do fryjë e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.
Kosova
Kthjellime dhe vranësira të lehta mbizotërojnë gjatë paradites motin në republikën e Kosovës. Por mesditë dhe pasditja sjellin largim të vranësirave dhe dominim të motit të kthjellët.
Maqedonia e Veriut
Alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta dominojnë deri në mesditë, kur moti kthjellohet në zonat perëndimore dhe gradualisht kthjellimet shtrihen në të gjithë territorin e MV.
Rajoni dhe Europa
Moti i kthjellët dhe vranësira kalimtare dominojnë Europën qendrore dhe gadishullin Iberik. Po ashtu Rajoni i Mesdheut paraqite nën dominimin e kthjellimeve. Ndërsa vranësira të dendura, reshje shiu e dëbore shoqëruar herë pas-here me stuhi ere vijojnë Europa Veriore dhe Lindore./mv.abcnews.al