Nëse shihni që thembrat tuaja janë çarë, mos u surprizoni sepse ka shumë faktorë që i shkaktojnë. Më poshtë abcnews.al do ju tregojë se cilët janë këto faktorë.
1. Kilet e tepërta
Këmbët tuaja mbajnë peshën e të gjithë trupit. Pra, kur shtoni peshë shtesë, ajo rrit presionin mbi thembra. Në këtë rast, thembra do të pësojë shtypje dhe lëkura juaj, në mungesë të lagështisë do të çahet.
2. Mungesa e vitaminave
Pa disa vitamina thelbësore, si mineralet dhe lëndë të tjera ushqyese, lëkura juaj thjesht nuk mund të funksionojë siç duhet dhe bëhet më e trashë dhe e thatë, informon abcnews.al.
3. Këpucët e gabuara
Këpucët e hapura në pjesën e pasme, si sandalet për shembull, zakonisht lejojnë dhjamin nën thembra të zgjerohet anash dhe të rrisë shanset e çarjes së thembrave.
4. Menopauza
Pas menopauzës, disa gra kanë tendencë të kenë “keratoderma të fituar”, një gjendje që mund të çojë në çarje të lëkurës në thembra dhe pjesë të tjera të trupit, informon abcnews.al.
5. Qëndrimi në këmbë për një kohë të gjatë
Qëndrimi në këmbë për një kohë të gjatë, veçanërisht në dysheme të forta dhe prej druri, mund të ushtrojë presion shtesë në thembra dhe stres të lëkurës në atë zonë.
6. Rutina e gabuar e dushit
Qëndrimi gjatë në dush të nxehtë, nuk është një ide e mirë sepse uji mund të heq vajrat natyral nga këmbët, duke i bërë ato më të ndjeshme dhe më të thata. Përveç kësaj shampot dhe sapunët dëmtojnë pengesën natyrore të lëkurës./e.b-abcnews.al