Detajet, sipër trupi i kishin rënë rroba të lagura, Arjanit zjarri i kishte prekur vetëm gjymtyrët

schedule11:07 - 27 Mars, 2021

schedule 11:07 - 27 Mars, 2021

TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga fati tragjik i 32-vjeçarit Arjan Sala i cili humbi jetën si pasojë e zjarri të rënë në magazinën ku ai punonte tek një qendër tregtare pranë kthesës së Kamzës.

Abcnews.al mëson se trupi i Arjanit është gjetur në mes të magazinës ku ai kishte hyrë për të shpëtuar punonjësit nga zjarri dhe për të shuar vatrën por që nuk mundi të dalë i gjallë nga aty.

Lexo edhe: Ra në krye të detyrës, gjendet gjatë natës trupi i Heroit, Arjan Sala

Gazetari i Abcnews.al, Ermal Vija ka bërë të ditur se trupi i Arjan Salës, nuk ishte djegur plotësisht, por vetëm këmbët. Ndërkohë, sipër tij mësohet se janë gjetur rroba të lagura, që dyshohet t’i kenë rënë sipër nga presioni i ujit që hidhnin zjarrfikësit. Pranë trupi të Arjan Salës janë gjetur edhe dy fikse zjarri, të cilët i riu kishte marrë me vete në momentin që ishte futur për të shuar vatrën e zjarrit të rënë brenda magazinës.

32-vjeçari është mundur të nxirret nga magazina pas rreth 60 orësh. Ndërkohë ka qenë xhaxhai i viktimës ai i cili ka identifikuar trupin dhe më pas është dërguar në morg për të bërë ekspertizën e plotë. E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!