Një lajm i mirë vjen për kombëtaren tonë një ditë para ndeshjes së vështirë me Anglinë në “Air Albania” për eliminatoret e Katar 2022. Ylli i Manchester United, Marcus Rashofrd dhe talenti i Arsenal, Bukayo Saka nuk do të jenë të gatshëm për trajnerin Southgate nesër.
Të dy qenë përfshirë në listën e këtyre ndeshjeve, pavarësisht se qenë të dëmtuar, me shpresën se do të arrinin në rikuperoheshin për ndeshjen me Shqipërinë ose Poloninë. Por në fund ata nuk ia kanë dalë.
Është vetë Federata Angleze e Futbollit, që njofton se të dy lojtarët do rikthehen në klubet e tyre për të vazhduar rikuperimin, duke mos qenë të gatshëm as për Poloninë.
Rashford qe dëmtuar në ndeshjen e dytë ndaj Milanit në Europa League, ndërsa Saka më 14 mars në një barazim 3-3 ndaj West Ham. Ndërkohë situata në kombëtaren tonë është e mirë dhe nuk ka asnjë mungesë. /abcnews.al