UEFA u beson arbitrave shqiptarë, Enea Jorgji gjykon ndeshjen e eliminatoreve

schedule08:35 - 27 Mars, 2021

schedule 08:35 - 27 Mars, 2021

Arbitrat shqiptarë rikthehen në arenën e madhe të futbollit. Enea Jorgji është zgjedhur nga UEFA për të vënë drejtësi në ndeshjen Armeni-Islandë, e vlefshme për grupin J të eliminatoreve të Botërorit të vitit të ardhshëm.

Kjo zgjedhje e arbitrit elbasanas vjen pas gjykimit të miqësores mes Lituanisë dhe Kosovës, e përfunduar me shifrat 4-0 për dardanët. I gjithë ekipi i arbitrave do të jetë shqiptar, pasi Jorgji do të ketë me vete edhe kolegët e tij të linjës, Ridiger Çokaj dhe Rejdi Avdo, si dhe Juxhin Xhajën si arbitër të katërt.

 

Të gjithë këta gjyqtarë kanë stemën e arbitrave të FIFA-s. Ndeshja do të luhet nesër në 18:00 në Jerevan, kryeqytetin e Armenisë. Në këtë sezon Jorgji ka gjykuar edhe në Ligën e Kombeve dhe eliminatoret e Europa League. Në sezonin e shkuar ai gjykoi në dy ndeshje të fazës së grupeve të Europa League. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!