Ka ardhur reagimi i parë nga qeveria në lidhje me zjarrin që pushtoi magazinën e një qendre tregtare në Tiranë për më shumë se tre ditë, ku ende nuk ka asnjë shenjë nga roja i sigurisë Arjan Sala.
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ndarë në profilin e saj foton e Salës ku shkruan se kush shpëton një jetë ka shpëtuar të gjithë njerëzimin, ndërkohë që Arjan Sala shpëtoi 20. Ajo e cilëson atë hero, duke shtuar se lutet për të dhe familjen e tij.
“Kush shpëton një jetë ka shpëtuar të gjithë njerëzimin, shkruhet në librat e shenjtë. Arjan Sala shpëtoi 20. Lutemi për Ty dhe për familjen tënde, hero!”, shkruan Spiropali.
Mbrëmjen e djeshme në lidhje me këtë ngjarje reagoi presidenti Ilir Meta i cili i bëri thirrje autoriteteve të shtojnë forcat për shuarjen e flakëve dhe gjetjen e 33-vjeçarit./mv.abcnews.al


