Hetimet për vrasjen e çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho në Itali kanë marrë një tjetër rrjedhë.
ADN-ja jo e plotë që i përkiste një personi të panjohur, një burri, është gjetur në dorezën e njërës prej çantave, ku ishin futur të copëtuar trupat e bashkëshortëve.
Në këtë përfundim ka dalë rezultati i analizave të kryera nga Karabinierët e Romës në emër të Prokurorit Publik të Firences.
Siç raportojnë mediat italiane, nga 14 repertorë të gjetur në apartamentin ku ndodhi krimi, janë gjetur edhe gjurmë të tjera të ADN-së së përzier, me një përbërës kryesisht femër.
Për momentin të dyshuar në gjyq për ngjarjen e rëndë janë djali i bashkëshortëve të vrarë, Taulant Pasho, ish-partnerja e tij Elona Kalesha dhe vëllai i saj, Denisi.
Sipas mbrojtësit të Elona Kalesha, avokati Fabio Febbo, mungesa e një ADN-je femërore në dorezat e valixhes së gjetur afër autostradës do të konfirmonte se “valixhet me të cilat Elona u pa të dilte nga shtëpia nga disa dëshmitarë nuk ishin ato që mbanin kufomat”.
Në vitin 2015 Shpëtim dhe Tauta Pasho u zhdukën në mënyrë misterioze në Firence. Vetëm në dhjetor 2020, në një tokë jashtë burgut Sollicciano, pranë autostradës Firenza, Pisa, Livorno, u zbuluan valixhet që përmbajnë mbetjet njerëzore të bashkëshortëve.
Pas disa ditësh u vërtetua se eshtrat ishin të çiftit shqiptar që u zhdukën pasi shkuan për të vizituar fëmijët e tyre në Castelfiorentino. Ata kishin marrë me qira një apartament në Scandicci për të qenë afër djalit të tyre, i cili ishte në burgun Sollicciano. g.v//abcnews.al