Një 40-vjeçar u plagos rëndë pasi u godit me thikë gjatë një konflikti me një tjetër person. Ngjarja ndodhi sot paradite, rreth orës 10.15 tek “Unaza e Re” në Tiranë.
Policia bën të ditur se ka shoqëruar në komisariat autorin e plagosjes Remzi Caushaj, për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
40-vjeçari i plagosur ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë, nën kujdes mjekësor dhe ende nuk ka dhënë shpjegime për ngjarjen./abcnews.al