Pablo Escobar është ndoshta emri më famëkeq në të gjithë historinë kriminale. Ndërsa historitë e arratisjeve të ndryshme të Pablo-s nga burgu dhe e kaluara e gjerë kriminale kanë mbushur internetin për vite me radhë, shumë pak e dinë se ai ishte një person i apasionuar pas makinave.
Njeriu që kishte një koleksion të gjerë automjetesh klasike si dhe moderne për kohën. Një ndër ta është dhe Porsche 911, e cila ka dalë në shitje për 2.2 milionë dollarë. Kolumbiani njihej si garues në Bogota para se të bëhej narkotrafikant me një pasuri prej rreth 30 miliardë dollarësh.
Porsche 911 RSR, e cila u ndërtua në Gjermaninë Perëndimore në 1974 u përdor në Garat Ndërkombëtare të Kampionëve para se të binte në duart e Escobarit. Pas vdekjes së tij, makina qëndroi në garazh por është restauruar dhe lyer sërish me bojën origjinale. /abcnews.al