Nëse vuani nga urthi, këto këshilla do ju vijnë në ndihmë

schedule14:43 - 26 Mars, 2021

schedule 14:43 - 26 Mars, 2021

Të gjithë të paktën një herë keni përjetuar urthin. Një ndjesi e bezdisshme, djegie në stomak dhe ezofag, që ka shumë efekte anësore të padukshme. Disa kanë më shumë gjasa të vuajnë sesa të tjerët, por nëse vuani të paktën një herë në javë është mirë të ndiqni këshillat e mëposhtme që jua ka sjellë abcnews.al.

Nëse vuani shpesh nga urthi është ide shumë e mirë që të mbani një ditar të ushqyerjes. Kështu, ju do të zbuloni se cili ushqime shkakton atë gjendje dhe çfarë të bëni për ta parandaluar.

  • Mundohuni të hani racione të vogla për të zbuluar nëse kjo i zvogëlon simptomat tuaja
  • Hani sa më pak ushqim me yndyrë te tepërt dhe shmangni alkoolin
  • Pas ngrënies, mos u shtrini direkt në shtrat sepse mund të shkaktojë rritje të aciditetet në stomak.
  • Nëse vuani shpesh nga urthi natën, ngrini kokën e shtratit tuaj, duke bërë që gjoksi të jetë më lartë sesa stomaku dhe simptomat mund të zvogëlohen.

Nëse këto metoda nuk ju bëjnë punë, është mirë të shkoni te mjeku dhe të merrni ilaçe të posaçme./e.b-abcnews.al