Kolegji Zgjedhor pranon padinë e PS-së, më 31 mars vendos për 78 kandidatët në listën e PD-së

schedule10:42 - 26 Mars, 2021

schedule 10:42 - 26 Mars, 2021

Më datë 31 mars Kolegji Zgjedhore do të shqyrtojë padinë e Partisë Socialiste për KAS që vendosi t’i pranonte Partisë Demokratike 222 kandidatë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Partia Socialiste kërkon që të hiqen 78 kandidatët që PD ka në listën e saj, më shumë se partitë e tjera. Nga ana tjetër KQZ vendosi më 17 mars që këto kandidatë të hiqen nga listat e PD-së, por pas ankimimit, KAS i riktheu kandidatët në listat e PD-së.

Lexo edhe: PS ankimon në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS për listën e kandidatëve të PD-së

Tashmë socialistët kërkojë sërish që të rikthehet vendimi i KQZ për të hequr 78 kandidatët e PD-së. / E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!