Ka vetëm pak ditë që ka dalë në treg libri i parë i kryedemokratit Lulzim Basha, me titull “Misionin im”. Mirëpo, spekulimet kanë qenë të shumta, madje janë akuzuar shumë personazhe të njohur si shkrimtar të këtij libri.
Një ndër ta është edhe botuesja, njëherazi dhe kandidate e PD për zgjedhjet 25 prill, Flutura Açka.
E ftuar në “Abc e Mëngjesit”, ditën e sotme, ajo ka hedhur poshtë këto akuza, duke u shprehur se nuk është stili i saj.
“Unë kam qenë në rolin e botuese, mund të kem thënë ndonjë gjë të vogël, ndonjë fjalë, por vetëm kaq.
Po ta shikosh si libër, se u përfol edhe në disa gazeta. Disa kolegë pa emër, që mirë është të dalin me emër që thonë jo e ka shkruar Flutura, jo e ka shkruar ky. Ata që e kanë thënë këtë i bie që nuk kanë lexuar asgjë nga Flutura.
Po ta lexosh librin do e kuptosh që ka një lidhje dhe është i shkruar nga e njëjta dorë, është Lul Basha, nuk ka asnjë tjetër”.
Sakaq, Açka ka thënë se me Bashën ka jetuar në të njëjtin qytet në Holandë, por nuk kanë pasur njohje.
“Ne jetonin në të njëjtin qytet, e kisha dëgjuar emrin e tij, por nuk është se ishim takuar”.
Ndër të tjera, ajo zbulon se në një kapitull të librit shpjegohet se Basha është një vazhdim i Sali Berishës dhe nuk e cënon për ta zëvendësuar.
“Ka një kapitull, madje e shpjegon edhe me detaje dhe thotë që ai është një vazhdim i Sali Berishës. Berisha është padyshim lideri historik i Partisë Demokratike dhe nuk cënon fare që ta zëvendoj se nuk i bën hije. Ky është një profil tjetër, Berisha është një profil tjetër”. l.k/abcnews.al