VIDEO/ Italia dhe Gjermania bëjnë detyrën, ngec Spanja. “Manita” e Anglisë

schedule22:41 - 25 Mars, 2021

schedule 22:41 - 25 Mars, 2021

Gjermania, Italia, Anglia dhe Suedia nuk gabojnë në shtëpi, ndërsa Spanja ngec përballë Greqisë në Granada. 3-3 përfundoi në Budapest përballja mes Hungarisë dhe Polonisë, kundërshtarë të Shqipërisë në grupin I. Gjermania fitoi 3-0 në shtëpi kundër Islandës.

Goretzka dhe Havertz i dhuruan avantazhin e dyfishtë në 7 minutat e para ekipit të Low, teksa Gundogan vulosi suksesin me “tris” në pjesën e dytë. Italia mori tre pikët e para pas suksesit 2-0 përballë Irlandës së Veriut.

https://streamable.com/ncxr9e

Golat e fitores për skuadrën e Mancinit u realizuan nga Berardi dhe Immobile në pjesën e parë. Anglia, rivali ynë në grupin I, fitoi 5-0 përballë modestëve të San Marinos. Calvert-Lewin realizoi një dygolësh, teksa “manita” u kompletua nga Ward-Prowse, Sterling dhe Watkins.

Spanja nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 kundër Greqisë. Alvaro Morata kaloi kombëtaren iberike në avantazh në pjesën e parë, por Anastasios Bakasetas ktheu në gol një penallti pas një ore lojë dhe evitoi humbjen e ekipit të tij.

Zlatan Ibrahimovic u rikthye pas 5 viteve te Suedia dhe e la menjëherë shenjën e tij. Nordikët mposhtën 1-0 në shtëpi Gjergjinë. Bomberi i Milanit, i cili e nisi ndeshjen si titullar, dhuroi asistin e golit të fitores, që u realizua nga Viktor Claesson. /abcnews.al

 

Rezultatet e ditës së sotme