U dërgua me urgjencë në spital, vdes i dënuari në burgun e Drenovës

schedule21:58 - 25 Mars, 2021

schedule 21:58 - 25 Mars, 2021

Një i dënuar ka ndërruar jetë në burgun e Drenovës. Gazetarja e ABC, Lediona Xheladinaj raporton se viktima është Edmond Jonuzi 41 vjeç.

I burgosuri është dërguar në spitalin e Korçës në gjendje të rënduar shëndetësore, por pavarësisht ndihmës nga mjekët ndërroi jetë.

Ai ishte i dënuar me 12 vite burg për plagosje dhe i kishin mbetur edhe 4 vite për ta përfunduar.

Zyrtarisht ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, ndërsa një burim i tha ABC, se i dënuari vuante nga zemra dhe depresioni./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!