Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PD-ja hapi fushatën, Stresi shprehet i bindur: Ne jemi fitues

schedule21:12 - 25 Mars, 2021

schedule 21:12 - 25 Mars, 2021

Reperi i njohur, Stresi ka reaguar pas hapjes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit nga Partia Demokratike pasditen e sotme në sheshin “Nënë Tereza”. Përmes një postimi në rrjete sociale, reperi shprehet i bindur se PD-ja do të triumfojë.

Krahas një fotoje që ka publikuar nga organizimi i sotëm, Stresi ka shkruar: “Ne jemi fitues”. Ai gjithashtu ka publikuar dhe një foto të babait të tij, Sali Lushaj bashkë me xhaxhain teksa shprehet “Ju priftë e mbara, fitore.”

Kujtojmë që Stresi ndodhet prej muajsh në arrati pas protestave të zhvilluara për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë vitin e kaluar. Edhe pse ndodhet në Angli, largësia nuk e pa penguar reperin të punojë me projekte muzikore, pasi ka qenë mjaft aktiv. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!