FOTO/ Norvegjia e para, Gjermania proteston për punëtorët e vdekur në stadiumet e Katar 2022

schedule21:42 - 25 Mars, 2021

schedule 21:42 - 25 Mars, 2021

Në fillim Norvegjia dhe tashmë e bën edhe Gjermania. Kërkesa e disa klubeve për të sabotuar Kupën e Botës 2022 po zbatohet edhe nga kombëtaret, të cilat kanë vendosur të japin mesazhet e tyre para fillimit të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin.

Kujtojmë që në ndërtimin e stadiumeve në Katar kanë humbur jetën 6500 punëtorë, çka ka shkaktuar polemika të shumta.

 

“Të drejtat e njerëzve”, formuan titullarët e Gjermanisë përpara fillimit të ndeshjes me Islandën. Ndërkohë, norvegjezët shkruanin të drejta si brenda ashtu edhe jashtë fushe, por deri më tani nuk ka asnjë reagim për këtë fushatë të marrë nga kombëtaret. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!