Nga Erisa Zykaj
Parlamenti Europian ka votuar në seancë plenare amendamentet e draft-rezolutës së Isabel Santos mbi progresin e vendit në rrugën e integrimit europian. Në debatin e zhvilluar para votimit të draft-rezolutës për Shqipërinë në seancë plenare të Parlamentit Europian, raportuesja për Shqipërinë, Isabel Santos është shprehur: “Dua t’u jap shpresë shqiptarëve për vazhdimin e progresin në vend, në mënyrë që të ndërtohet një e ardhme më e mirë dhe të avancohet me drejtësinë sociale në vend. Ne jemi të angazhuar për të dhënë mbështetjen tonë arritjen e këtij qëllimi”. Santos është shprehur, se Shqipëria ka shënuar sukses të dukshëm në forcimin e shtetit ligjor, në reformën e drejtësisë, në reformën zgjedhore, punësimin, dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Raportuesja Isabel Santos i ka cilësuar zgjedhjet e 25 prillit si një shtyllë kryesore për forcimin e demokracisë për të kapërcyer polarizimin në vend. Eurodeputeti Simeska ka treguar se ç’rrezik përbën për vendin nëse zgjedhjet nuk do jenë të lira dhe të ndershme
Michal Simecka, eurodeputet:
“Demokracia në Shqipëri ka nevojë akute për konsolidimi dhe stabilitet dhe vendi duhet tê kapërcejë konfliktin konstant dhe përçarjeve që kemi parë në vitet e fundit. Zgjehdjet e ardshme do jenë një test. Kushdo që do fitojë, nuk duhet të ketë asnjë dyshim që zgjedhjet të jenë të mira dhe tê ndershme dhe organizimi i zgjedhjeve të bëhet në përputhje me standartet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. Cdo gjë që nuk përputhet me këtë, do tê tregojë mosbesim te institucionet demokratike, do të zgjasë konfliktin politik dhe do të dëmtojë anëtarësimin e Shqipêrisë”.
Raportuesi për Serbinë, Vladimir Bilçik ka përçuar mesazhin e raportuesit në hije për Shqipërinë, David Lega: “Ne mbështesim hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë kur të përmbushen të gjitha kushtet e vendosura nga Këshilli i ministrave. Por amendamentet për luftën kundër korrupsionit dhe median janë themelore ».
Ndërkohë, që komisioneri për fqinjësinë dhe zgjerimin, Oliver Varhelyi i ishte referuar deri dje shpresës për hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit me dy vendet në qershor, në seancën plenare të Parlamentit Europian, edhe ai, edhe sekretarja e shtetit për çështjet europiane, Ana Paula Zacarias i janë referuar termit” sa më shpejt të jetë e mundur”. Gjë që përkthen pasigurinë në gjirin e shteteve anëtare që kjo të arrihet brenda fundit të qershorit.
Komisioneri për fqinjësinë dhe zgjerimin, Oliver Varhelyi:
“Ne konsiderojmë, se Shqipëria ka plotësuar kushtet e vendosura nga Këshilli vitin e shkuar për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe shpresojmë që konferencat të mbahen në qershor. Gjykata Kushtetuese dhe e Lartë kanë filluar të funksionojnë. Procesi i Vettingut po shënon progres të shpejtë. Ky është një proces i paprecedentë dhe ka mbështetjen tone totale. Lufta kundër krimit të organizuar, korrusionit dhe pastrimit të parave ka vazhduar. Organet e specializuara për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë ngritur. Në fushën e shtetit ligjor janë regjistruar disa operacione ndërkombëtare të suksesshme. Por sigurisht, ne duhet të theksojmë vazhdimin e reformave për Vetting dhe emërimin e magjistratëve, si dhe forcimin e gjurmës së provave për refomat e shtetit ligjor. Para zgjedhjeve të ardhshme, ështê e rêndësishme të inkurajojmë partitë politike për të bërë më të mirën e duhur për një dialog konstruktiv midis partive edhe në fusha të tjera”.
Ana Paula Zacarias, sekretarja e shtetit për çështjet europiane
“Bashkohem me ju për të mirëpritur gatishmërinë e dy vendeve për të avancuar në integrimin europian dhe për të arritur rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme. Këto vendime i hapën rrugën shqyrtimit të kornizës negociuese që është ende në tryezën e Këshillit. Presidenca është e vendosur që të vazhdojë punën për të mbajtur konferencên e parë ndërqeveritare dhe për të hapur tërêsisht negociatat e anëtarësimit me të dyja vendet sa më shpejt të jetë e mundur” .
Lidhur me Shqipërinë, mesazhi kryesor i presidencës portugeze lidhet me dialogun politik nê vend.
“Dialogu politik kontruktiv në Parlament dhe midis qeverisë dhe opozitës është thelbësor për progresin dhe qëndrueshmërinë e reformave. Edhe pas reformës elektorale, klima politike mbetet fort e polarizuar. Ne bëjmë thirrje për të forcuar më tej dialogun politik në vend”. Rezultati final i votimit do njoftohet në mbrëmje. / Abcnews.al