TIRANË – Një 30-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet se ka përdhunuar një vajzë të mitur.
I arrestuari është identifikuar si T.D dhe është dërguar në qelitë e komisariatit nr.1 në Tiranë.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit T. D., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhenie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur. E.L/abcnees.al/