Kosova shënon dy gola të tjerë përballë Lituanisë. Pjesa e parë e miqësores që po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, përfundoi 1-0 për vendasit e Challandes falë golit të bukur të Arbër Zenelit.
Dardanët kanë gjetur sërish rrugën e rrjetës në minutën e 63-të. Autori është Vedat Muriqi, i cili rikthehet të shënojë pas një kohe të gjatë me Kosovën.
https://streamable.com/lj439i
Bomberi i Lazios, shfrytëzoi një kros të Milot Rashicës nga krahu i majtë dhe finalizoi bukur me kokë, duke fituar duelin ajror me dy mbrojtësit kundërshtarë.
#Amistoso ?????
⚽️ [70′] GOL DE KOSOVO
Arber Zeneli anota su doblete para el 3-0 ante #Lituania.pic.twitter.com/E7epfkRb9u
— Camino Mundial (@caminomundialok) March 24, 2021
Tetë minuta më vonë pati sërish festë për Kosovën. Lojtari i Reims, Arbër Zeneli tundi sërish rrjetën lituaneze me një goditje potente, duke gjetur golin e dytë personal në këtë përballje. /abcnews.al