Incidenti në Durrës, Elona Guri: PS na monitoronte me përgjues te bizneset, policia ta zbardhë

schedule20:02 - 24 Mars, 2021

schedule 20:02 - 24 Mars, 2021

Elona Guri, kandidatja e LSI në qarkun e Durrësit ka deklaruar në Radarin Informativ me gazetaren Jonida Shehu se kamerat dhe përgjuesit që ajo pretendon se ishin vënë për të monitoruar LSI, ishin vendosur nga socialistët në dy biznese në krah të godinës së tyre.

Guri u shpreh se me këtë, PS synonte të kishte nën vëzhgim çdo njeri që hynte dhe dilte nga godina e LSI. Ajo tha se ka ngritur padi ndaj atyre që kanë kërkuar vendosjen e kamerave dhe dy pronarëve të binzneseve ndërsa paralajmëroi se në rast se çështja nuk zbardhet do dalë të thotë emrat në mes të qytetit.

Në lidhje me pajisjet e vendosura në këto ambiente, gazetari i ABC Leonidha Musaj pyeti drejtorin e Policisë së Durrësit i cili u shpreh se ato janë pajisje interneti, duke hedhur poshtë pretendimin e LSI.

Deklarata e Elona Gurit në Radarin Informativ

Çfarë ka ndodhur sipas jush? Cili është versioni në lidhje me këtë incident

Sot kemi konstatuar, kemi dy tre ditë që njerëzit tanë ankohen që i përgjojnë dhe i survejojnë me disa kamera të vendosura në zyrat e LSI. Sot kemi zbuluar përgjuesit. Zbuluam sot mafien e plehrave që nuk e mundin dot uraganin e madh më 25 Prill. Jam shumë e lumtur që ata janë shumë keq sa kanë rënë në batakun e përgjimeve.

Ka pasur një përplasje?

Ne kemi bërë një kallëzim. Nuk ka pasur asnjë përplasje. Pres që policia të veprojë dhe jo të fshehë provat. I bëj thirrje prokurorisë, policisë dhe ambasadave. Kam bërë kallëzim ku janë vendosur kamerat, kush i ka vendosur dhe ku njerëzit ndihen të kërcënuar dhe të shantazhuar. I kam çdo gjë me fakte. Nëse prokuroria nuk e zbardh do e zbardh vetë me fakte.

Kë keni kallëzuar?

Nuk e bëj publike derisa policia të dalë në verdiktin e vet nëse është në funksion të rilindjes apo në funksion të qytetarëve. Janë funksionarë të PS që i shantazhojnë njerëzit me vendet e punës dhe nga familja. Janë funksionarë të PS dhe në listat e PS. Janë emrat e listës së Durrësit dhe janë shumë keq se fitorja fillon nga Durrësi. Nuk ka fare tension. Ne ishim duke bërë komisionerët. I dhamë dorën e fundit.

Nëse çështja i bie motrës së zonjës Ermonela Feja do merrem vetë me këtë çështje. Shikojmë që zoti Veliu është në funksion të rilindjes. Përgjuesit janë të vendosura në një klinikë dentare dhe në një apartament. Kemi kapur në flagrancë njerëzit. Këto ambiente janë përballë LSI. Njëra në të majtë, tjetra në të djathtë.

Çfarë lidhje kanë këto dy godina me LSI?

Donin ta monitoronin LSI. Janë të lidhur me spektrin që merret me këto punë dhe e ka humbur toruan. Njërën e kam çmontuar unë, tjetrën e ka marrë i zoti kur ka parë që ne e kemi kuptuar. Kam bërë kallëzim për dy individët që kanë vënë kamerat dhe ata që kanë kërcënuar njerëzit tanë. Nuk ka shqiptar që ka frikë nga kamera përgjimesh. Nëse ngjarja nuk zbardhet do dal në mes të qytetit me emra. I kam me fakte dhe fotografi

/mv.abcnews.al