U shoqërua në polici pas sherrit në Durrës, denoncimi i Elona Gurit: Skandal në prag fushate

schedule18:06 - 24 Mars, 2021

schedule 18:06 - 24 Mars, 2021

Kandidatja e Lëvizjes Socialiste për Durrësin, Elona Guri përfundoi në komisariatin e Durrësit pasditen e sotme pasi u përfshi në një konflikt me një person tjetër. Por rreth 20 minuta para njoftimit të policisë për shoqërimin e saj, Guri ka ndarë një denoncim në rrjetet sociale.

“Mafia e inceneratorëve vendos kamera dhe pajisje përgjimi në zyrën qendrore të LSI Durrës me qëllimin për të identifikuar, intimiduar, frikësuar e më pas për të pushuar nga puna këdo qytetar të thjeshtë që i bashkohet LSI.

Ky është një skandal i paprecedentë në procesin e fushatës zgjedhore në Shqipëri në 30 vite. Një shkelje penale dhe një akt i shëmtuar i kryer nga matrapazët e inceratorëve. Njihuni me të vërtetën se sa poshtë kanë rënë zuzarët e “Rilindjes” dhe se çfarë mendje kriminale kanë fundërrinat e mafias së plehrave të cilëve u shtohet një padi tjetër penale për shkeljet dhe zullumet e shumta që kanë bërë.

Harxhojnë milionat e vjedhura nga inceneratorët për kamera dhe mjete përgjimi për të intimiduar e frikësuar njerëzit e LSI.  Asgjë nuk e ndal FITOREN E MADHE të 25 prillit. Janë të kapitulluar.  Më 25 prill fiton Durrësi dhe Shqipëria”, shprehet  Guri./mv.abcnews.al