Vullkani shpërthen pas 50 mijë tërmetesh, po flinte për 800 vjet

schedule12:45 - 24 Mars, 2021

schedule 12:45 - 24 Mars, 2021

Një vullkan në Islandë që ka qenë 800 vjet në fjetje, ka shpërthyer pas 50 mijë tërmeteve që kanë lëkundur zonë në 23 ditë. Shkencëtarët deklarojnë se ky është një fillimi i rëndësishëm për 200 vitet e ardhshme, ndërsa njerëzit janë shumë të lumtur që pas kaq shumë kohës do të flenë pa frikë, informon abcnews.al.

Vullkani Fagradal, i vendosur 40 km në jug të kryeqytetit Reykjavik, emocionoi islandezët, shkencëtarët dhe të gjithë botën. Në fakt islandezët e kanë pritur me javë të tëra shpërthimin e tij pasi aktiviteti sizmik në rajon filloi që në dhjetor të 2019 dhe siç theksuam më lart ka pasur një seri tërmetesh kohët e fundit, para shpërthimit të lavës.

Rrjedhja e lavës dhe pluhuri është i vogël thonë shkencëtarët, ndryshe nga një vullkan tjetër që shpërtheu në 2010 dhe ndërpreu trafikun ajror, informon abcnews.al.

Edhe pse rrjedhja është e vogël, islandezët janë shumë të entuziazmuar. Ata i janë afruar vullkanit dhe kanë bërë foto e video, duke i ndarë më pas në rrjete sociale.

Disa nuk kanë pyetur për gazin me erë të tmerrshme të dioksidit të squfurit, saqë i janë afruar shumë pranë për ta parë rrjedhën ose për të pjekur sallam, vezë e marshmellow./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!