Europa e ka humbur besimin: Britania e Madhe është një problem, jo një partner

schedule10:22 - 24 Mars, 2021

schedule 10:22 - 24 Mars, 2021

Nga Rafael Behr, The Guardian

Pandemia ka përkeqësuar edhe më tepër marrëdhëniet e tensionuara midis Britanisë dhe Bashkimit Europian. Një mosmarrëveshje mbi furnizimet e vaksinave kërcënon të shkatërrojë luftën tregtare mes tyre.

Në orët më të errëta të negociatave për Brexit asnjëra palë nuk e imagjinonte që menaxhimi i zinxhirit të furnizimit do të bëhej kaq shpejt një çështje jetë a vdekje. Në një samit gjatë kësaj javë, udhëheqësit europianë do të diskutojnë  për një ndalim të mundshëm të eksporteve nga një fabrikë e AstraZeneca në Holandë.

Në Bruksel ekziston zhgënjimi që miliona doza të vaksinave (kryesisht ato Pfizer) janë shpërndarë në vende të tjera, ndërsa Britania është shfajësuar për nënshkrimin e kontratave më herët se pjesa tjetër.

Deputetët e Torit thonë se Brukseli po nxit xhelozinë mes Britanisë dhe BE-së. Vaksinimi është një nga çështjet që qeveria e Boris Johnson po e realizon më së miri në krahasim me BE-në.

Kjo nuk ka të bëjë më me Brexit por me një propagandë.

Politikanët e Mbretërisë së Bashkuar e kanë mbivlerësuar faktin se  sa kohë Brukseli ka kaluar duken diskutuar rreth  Brexit .  Në samitet e Brukselit, statusi i vendit të tretë të Britanisë është më i rëndësishëm se ekonomia e  G7, vendi i saj i përhershëm në këshillin e sigurisë së OKB dhe arsenali i saj bërthamor.

Konkretisht, është Brexit i Johnson.

Ai tërhoqi marrëveshjen e Theresa May  për një ” partneritet të thellë dhe të veçantë “. Ishte një zgjedhje ideologjike me pasoja të menjëhershme: rivalitet dhe konkurrencë para bashkëpunimit. Këto janë përparësitë në luftën tregtare për Johnson.

Urat diplomatike u dogjën dhe kanalet e pasme u bllokuan. Shumica e kanë parë Mbretërinë e Bashkuar si një tregtar solo global, por potenciali vendit si një rival tregtar është mjaft real.

Kjo është arsyeja pse Brukseli u mundua kaq shumë për të qenë pjesë i tregut i vetëm. Për nga madhësia, Britania është shumë larg në krahasim me BE-në: shumë e vogël për të qenë e barabartë, shumë e madhe për të qenë kliente; jo aq e fuqishme sa të tregojë vullnetin e saj në negociatat tregtare por mjaft e ashpër për të shkaktuar telashe.

Johnson ka bërë thirrje për  bashkëpunim kundër një vale të tretë Covid. Shumë udhëheqës kombëtarë të BE-së kërkojnë të ndalojnë eksportin e  vaksinave. Kompromisi në AstraZeneca është në lojë.

Por në planin afatgjatë, tensionet janë strukturore dhe vështirë të kapërcehen kur të gjitha rezervat e besimit harxhohen.

Europianët kanë mësuar të shpërfillin atë që thotë Johnson dhe të përqendrohen në atë që ai bën. Nëse ai do të ishte serioz në lidhje me një frymë bashkëpunimi ai nuk do të refuzonte, për shembull, të zbatonte kushtet e plota të marrëveshjes së tërheqjes në Irlandën e Veriut .

Nëse kryeministri britanik do të  vlerësonte dialogun, ai nuk do të kishte refuzuar statusin e plotë diplomatik të ambasadorit të BE-së.

Shumica e qeverive të BE-së kërkojnë një marrëdhënie më të ngushtë me Britaninë. Disa për motive ekonomike. Të tjerët, veçanërisht anëtarët lindorë vlerësojnë aftësitë mbrojtëse dhe të sigurisë së Mbretërisë së Bashkuar, raporton abcnews.al

Dhe meqenëse nuk ka asnjë perspektivë të pro-europianëve që do të rikthehen në Westminster,  Britania atëherë duhet të trajtohet si një problem që duhet të përmbahet, jo një partner që duhet të konsultohet. Ministrat i urrejnë këto lloj etiketimesh sepse e shohin veten si drejtues të një vendi të madh por bankat e Torit nuk janë të mbushura me njerëz që do të dinin se si të fillojnë rindërtimin e besimit në Bruksel.

Brexit ishte një kapitull i mbyllur për shumë europianë. Ka pasur sfida më të mëdha dhe më urgjente edhe para se pandemia ta bënte gjithçka më të vështirë: tensionet e brendshme mbi buxhetet dhe transferimet fiskale; dilemat strategjike që përballen me një rivalitet të ri të superfuqisë midis SHBA-së dhe Kinës; migrimi; emergjenca e klimës.

Britania mund të kërkojë të negociojë ende për një pjesë të këtyre çështjeve por ajo ka humbur vendin e saj në tryezë. Diplomatët dhe zyrtarët britanikë u admiruan për sjelljen e pragmatizmit dhe skepticizmit racional në biseda të rëndësishme.  Kjo është pjesërisht arsyeja pse Brexit erdhi si tronditje, raporton abcnews.al

BE ishte e shpejtë për të kuptuar që Brexit ishte një disavantazh, por kostoja për Britaninë ishte padyshim më e madhe dhe më e lehtë për t’u llogaritur për sa i përket tregtisë dhe ndikimit. Dëmi i shkaktuar projektit europian është më delikat dhe tinëzar.

Hidhërimi për largimin e BE-së  u zhduk nga zhgënjimi dhe padurimi gjatë procesit të largimit të saj.

Pas largimit nga BE, fitorja  e Johnson nuk ishte disfata e pro-evruopianëve entuziastë, të cilët nuk kishin qenë një forcë kulturore dominante, por asgjësimi i euroskeptikëve racionalë. Ishte dëbimi i Tories të moderuar për këdo që mund të shihte të meta në BE por donte t’i adresonte ato nga brenda, sepse anëtarësimi ende i shërbente interesit kombëtar.

Zhdukja e atij ‘fisi’ është një tragjedi për politikën britanike, por është gjithashtu një humbje për pjesën tjetër të Europës. Dhe kostoja ende nuk është llogaritur. Përktheu Sonila Backa/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!