Sipas raportit të Fondacionit Kaiser Family, gratë më shumë sesa burrat kanë anashkaluar shërbimet e kujdesit shëndetësor gjatë pandemisë dhe një pjesë disproporcionale e atyre me probleme të mëparshme shëndetësore ose ekonomike kanë përjetuar përkeqësim të kushteve shëndetësore si rezultat.
Autorët e raportit thonë se boshllëqet në kujdes mund të rezultojnë në më shumë gra që vuajnë nga probleme të rënda shëndetësore pas mbarimit të pandemisë, informon abcnews.al.
KFF anketoi 3,661 gra dhe 1,144 burra në nëntor dhe dhjetor të vitit 2020. Ata zbuluan se 38% e grave raportuan të anashkalonin shërbimet shëndetësore parandaluese gjatë pandemisë, krahasuar me 26% të burrave. Gratë gjithashtu kishin më shumë gjasa të raportonin se kishin anashkaluar testet dhe trajtimin e rekomanduar dhe nuk ishin në gjendje të merrnin një takim të kujdesit shëndetësor për shkak të pandemisë, informon abcnews.al.
Rreth 27% e grave që raportuan se ishin në gjendje të mirë shëndetësore ose të dobët thanë që kushtet e tyre shëndetësore u përkeqësuan për shkak se nuk janë kujdesur për veten, krahasuar me 12% që thanë se ishin në gjendje të mirë shëndetësore. Rreth 21% e grave me të ardhura të ulëta, krahasuar me 13% të grave me të ardhura më të larta, raportuan përkeqësim të kushteve.
Gratë me të ardhura më të larta dhe me sigurime private, kishin më shumë të ngjarë të kishin anashkaluar shërbime shëndetësore parandaluese sesa ato me të ardhura më të ulëta dhe gratë që ishin të pasiguruara./e.b-abcnews.al