Piktura më e madhe në botë është shitur për 62 milionë dollarë në një ankand në Dubai. “Journey of Humanity” krijuar nga artisti britanik Sacha Jafri është i ndarë në 70 seksione sa gjashtë fusha tenisi. Pikturën e bleu Andre Abdoune, një shtetas francez me banim në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Organizatorët thanë se punimi u shit për 62 milion dollarë, dyfishi i shumës së synuar, dhe paratë do të dhurohen për bamirësi për të ndihmuar fëmijët. Vepra fillimisht ishte menduar të shitej në segmente. “Piktura ishte shumë e fuqishme kur e pashë dhe për mua do të ishte një gabim ta ndaja në copa.”, tha Abdoune.
“Unë vij nga një familje e varfër dhe e di se si është të mos kesh asgjë për të ngrënë, por të paktën kisha dashurinë e prindërve të mi, mbështetjen dhe shkollimin,” shtoi më tej ai. Abdoune gjithashtu vuri në dukje pandeminë e koronavirusit, duke vënë theksin tek ndikimi i fëmijëve në të gjithë botën./abcnews.al