Juventur nuk ndalet dhe dëshiron të forcohet sa më shumë për të synuar edhe një herë tjetër Champions League. Formula e zgjedhur është sjellja e specialistëve të këtij kompeticioni dhe një prej tyre është padyshim madrileni Marcelo.
Braziliani, 4 herë fitues i Champions me Realin, nuk është më titullar në formacionin e Zidane dhe kërkon të lërë klubin për të nisur një aventurë të re pas 14 vitesh te ”Los Blancos”. Kontrata e tij skadon në fund të sezonit të ardhshëm, por nga ajo që bëhet me dije largimi mund të ndodhë në verë.
Drejtuesit e Los Blancos janë gati ta lënë të lirë brazilianin që fund të këtij sezoni, si shenjë mirënjohje për atë që ka dhënë për fanellën e bardhë, me të cilën fitoi çdo gjë që i doli para. Kështu, Juventus hyn në garë për të, teksa edhe Beckham dëshiron ta afrojë te Inter Miami.
Zhvillime ka edhe te Interi. Joao Mario, prej dy vitesh në huazim, është rilindur te Sporting Lisbon dhe është drejt fitimit të titullit me klubin e njohur. Kryesuesit e ligës së parë portugeze i bëjnë Interit një ofertë prej 10 milionë eurosh për të. Inter është gati ta shesë dhe kanë nisur bisedimet konkrete. /abcnews.al