Në prag të nisjes së fushatës elektorale biznesi në vend nuk ka asnjë pritshmëri politika dhe shprehen të zhgënjyer nga premtimet e tyre.
Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës Nikolin Jaka deklaron se prej dekadash nuk merren parasysh kërkesat reale të biznesit.
Ata kërkojnë si fillim që përfaqësuesit politikë të diskutojnë me ta platformat dhe nevojat që ka sipërmarrja
“Normalisht se secila forcë politike nuk e ka më obligim në vetvete mbajtjen e premtimeve. Këtu pasi vihet në qeveri sikur punohet për të mos mbajtur premtimet”, ka thënë jaka.
Taksë e sheshtë apo progresive? Kush do i vinte në ndihmë sipërmarrjeve në vend. Nikolin Jaka deklaron se ky është një element shumë i parëndësishëm në krahasim me problematikat që hasin subjektet në vend.
Pandemia i ka futur në një krizë të thellë dhe mbështetja financiare e qeverisë ka qenë pothuajse zero.
Prej vitesh bizneset në vend dorëzojnë kërkesat e tyre tek subjektet politike në prag fushate dhe ato mbeten pothuajse të njëjta prej disa dekadash luftë ndaj informalitetit, rritje e konkurrencës dhe më shumë siguri juridike në zbatimin e kontratave./abcnews.al