Vetëm pak ditë pas lindjes, Afërdita i prezanton të birit vendin e saj të preferuar

schedule12:50 - 23 Mars, 2021

schedule 12:50 - 23 Mars, 2021

Këngëtarja Afërdita Dreshaj u bë nënë për herë të parë më datën 16 të këtij muaji. Ajo dhe Jakub u bekuan me një vogëlush, të cilin e pagëzuan me emrin Sky Blue (Qiell i Kaltër).

Afërdita nuk ka nguruar dhe ka postuar portretin e të porsalindur, duke e ndarë me të gjithë.

Prej atij momenti, ajo ndan vazhdimisht çaste të ëmbla me vogëlushin. Sot Afërdita ka treguar edhe shëtitjen e parë të Sky, të cilin e ka çuar në vendin e saj të preferuar, “Starbucks”.

“Sigurisht që do ta sillja në Starbucks fillimisht”, ka shkruar Dreshaj me humor krahas videos ku Jakub shfaqet duke shtyrë karrocën e të voglit./abcnews.al