Nëse gjithçka mban erë të keqe, nuk jemi vetëm

schedule09:57 - 23 Mars, 2021

schedule 09:57 - 23 Mars, 2021

Nga Alyson Krueger – New York Time

Samantha LaLiberte, një punonjëse sociale në Nashville, mendoi se ajo ishte shëruar plotësisht nga Covid-19. Por në mes të nëntorit, rreth 7 muaj pasi kishte qenë sëmurë, ajo shkoi në shtëpinë e një shoku. Ai po gatuante, dhe sapo LaLiberte ndjeu erën e gatimit doli me vrap jashtë për të vjellë.

Ndalova së shkuari në shtëpinë e mamasë time, nuk shkoja as në restorante për të darkuar me miqtë, sepse gjithçka, nga ushqimi te qirinjtë, mbanin erë të tmerrshme”, tha LaLiberte, 35 vjeç.

Ajo vuan nga parosmia, një shtrembërim i nuhatjes në mënyrë të tillë që aromat e këndshme më parë, si aroma e kafesë apo ajo e parfumit, mund të bëhen aq shumë të pakëndshme saqë mund të shkaktojnë të vjella. Së bashku me anosminë, ose ndjesia e zbehtë e nuhatjes, është një simptomë e vonë që ju shfaqet njerëzve që kanë kaluar Covid-19.

Numri i saktë i njerëzve që përjetojnë parosmi është i panjohur. Një përmbledhje e fundit zbuloi se 47% e njerëzve me Covid-19 kishin ndryshime të nuhatjes dhe shijes; prej tyre, rreth gjysma raportuan zhvillimin e parosmisë.

Kjo do të thotë që një trëndafil mund të ketë erë fece”, tha Dr. Richard Doty, drejtor i Qendrës së Erërave dhe Shijes në Universitetin e Pensilvanisë. Ai vuri në dukje se njerëzit zakonisht rikuperojnë nuhatjen e tyre brenda muajve.

Tani për tani, LaLiberte nuk mund të durojë aromën e trupit të saj. Dushi nuk është ndihmë; aroma e larjes së trupit, kondicionerit dhe shamponit e bëjnë të ndihet keq.

Për më tepër, ajo zbuloi të njëjtën aromë tek burri i saj. “Tani nuk kemi shumë intimitet”, tha ajo.

Është një çështje shumë më serioze sesa njerëzit e vlerësojnë”, tha Dr. Duika Burges Watson, i cili drejton Rrjetin Kërkimor të Ndryshuar të Ushqimit në Universitetin Newcastle në Angli.

Shumë të sëmurë nga parosmia ankohen për humbjen e zakoneve shoqërore, si p.sh. të shkojnë për darkë ose të jenë afër fizikisht me të dashurit, veçanërisht pas një viti tashmë të izoluar.

Për mua është një betejë e çmendur” tha këngëtarja 25-vjeçare, Kaylee Rose. Ajo ka qenë duke luajtur muzikë live në bare dhe restorante në të gjithë vendin, dhe ecja në ato hapësira është bërë e pakëndshme. “Isha në Arizona për një shfaqje dhe hymë në një restorant dhe gati sa nuk volla”, tha ajo. Por, të merresh me reagimet e njerëzve ndaj gjendjes së saj është pothuajse më e keqe.

Shokët e mi vazhdojnë të përpiqen të më bëjnë të provoj ushqimin e tyre sepse ata mendojnë se po e ekzagjeroj”.

Jessica Emmett, 36 vjeç, e cila punon për një kompani sigurimesh, u prek nga Covid dy herë, një herë në fillim të korrikut dhe një herë në tetor. Parosmia ka qenë një simptomë e zgjatur. “Ndjehem sikur fryma ime është e lodhur gjatë gjithë kohës”, tha ajo.

Para se të prekë burrin e saj, ajo përdor gargarë dhe pastë dhëmbësh. Por përsëri nuk mund ta largojë ndjenjën se qelbet. Dhe nuk është vetëm fryma e saj. “Djersa ime, mund ta nuhas, dhe është ndryshuar pak”, tha ajo.

Dr. Burges Watson tha se ajo ka hasur në të rinj me parosmia të cilët janë nervozuar për të bërë lidhje të reja. “Ata mund të zmbrapsen nga aromat e trupit të tyre”, tha ajo. “Ata e kanë shumë të vështirë të perceptojnë se çfarë mund të mendojnë njerëzit e tjerë për ta”.

Kur zonja Rose filloi së pari të përjetonte parosmi, i dashuri i saj nuk e kuptonte se ishte një gjendje e vërtetë.  Edhe anëtarët e familjes së saj mendojnë se ajo e ekzagjeron. Shumë njerëz me prosmi ndjehen të izoluar sepse njerëzit përreth tyre nuk e kuptojnë atë që po kalojnë.

Disa të sëmurë nga parosmia u janë drejtuar grupeve në Facebook për të ndarë këshilla dhe për t’u shfryrë me njerëz që kanë simptoma të ngjashme./e.b-abcnews.al