Varhelyit takohet me Maas: Të hapen sa më shpejt negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë

schedule15:51 - 22 Mars, 2021

schedule 15:51 - 22 Mars, 2021

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë në BE Oliver Varhelyi   këtë të hënë është takuar me ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas.

Varhelyi përmes një postimi në Twitter bën me dije se temë kryesore në këtë takim ka qenë situata pandemike në Evropë.

Zyrtari i lartë i Brukselit,  bën me dije se në këtë takim është diskutuar edhe për procesin e integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor e veçanërisht Shqipërinë dhe Mqedoninë e Veriut.

“Diskutim i mirë sot me ministrin e jashtëm Heiko Maas. Shkëmbyem pikëpamjet për Ballkanin Perëndimor dhe nevojën për të lëvizur përpara në procesin e integrimit në BE, duke përfshirë edhe çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë sa më shpejt të jetë e mundur. Beteja jonë për të ndihmuar rajonin në luftën kundër Covid-19 vazhdon”, shkruan Varhelyi.e.su./abcnews.al