Policia e Krujës ka vënë në pranga ditën e sotme një 40-vjeçar.
Mësohet se 40-vjeçari A.,M, banues në Tiranë është arrestuar nga uniformat blu pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.
Informacion-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
/abcnews.al/