Kampionët e Dritës janë ndalur ditën e sotme nga Drenica me shifrat 1-1. Skuadra e Nuhiut shënoi e para në këtë ndeshje me Bujar Shabanin në minutën e 28-të. Djemtë e Bledar Devollit u rikthyen shpejt dhe shënuan golin e barazimit në minutën e 41-të.
Në pjesën e mbetur të ndeshjes nuk pati gola dhe Drenica mori një rezultat pozitiv për garën për mbijetesë. Me këtë barazim Drita rrezikon që të barazohet me pikë nga Ballkani i Blendi Shkëmbit, që ka tre ikë dhe një ndeshje më pak.
Në ndeshjen tjetër të ditës së sotme Besa e Pejës bëri surprizën ndaj Feronikelit, duke triumfuar me shifrat 2-1. Dopieta e Ardit Tahirit e bëri të pavlefshëm golin e Simonovskit. /abcnews.al
Superliga e Kosovës, java 26
Drita-Drenica 1-1
Shënues: Shabani 28′, Zabergja 41′
Besa-Feronikeli 2-1
Shënues: Tahiri 16′, 40′ (pen)