Pavarësisht ngjarjeve shkatërruese të 12 muajve të fundit ku kanë vdekur 2.6 milion njerëz në të gjithë botën për shkak të Covid-19 dhe rënies së shëndetit mendor, nuk ka pasur asnjë ndryshim në vendin e parë kur bëhet fjalë për vendin e lumtur në botë.
Për të katërtin vit radhazi, Finlanda sërish është në krye të listës vjetori duke u cilësuar si shteti më i lumtur në botë sipas sondazhit të Gallup, e ndjekur nga Islanda, Danimarka, Zvicra dhe Holanda, informon abcnews.al.
Shtetet e Bashkuara u ngritën nga vendi i 18 në të 14 dhe Mbretëria e Bashkuar nga 13 ra në vendin e 18. Australia ka mbajtur të njëjtin pozicion nga viti i shkuar, atë të 12-të.
Vendet më të lumtura të botës, 2021
- Finlanda
- Islanda
- Danimarka
- Zvicra
- Holanda
- Suedia
- Gjermania
- Norvegjia
- Zelanda e Re
- Austria
- Izraeli
- Australia
- Irlanda
- Shtetet e Bashkuara
- Kanadaja
- Republika Çeke
- Belgjika
- Mbretëria e Bashkuar
- Kina
- Franca./e.b-abcnews.al