Pse ndihmojnë organizmin ushqimet me drithëra

schedule19:50 - 19 Mars, 2021

schedule 19:50 - 19 Mars, 2021

Drithërat e plota, janë ato që pëmbajnë krunde, duke qenë se nuk përpunohen.

Ushqimet me drithëra të plota janë një burim i pasur i ushqyesve të shëndetshëm pasi ato përmbajnë fibra, kalium, magnez, folate, hekur dhe selen.

Këto produkte ndihmojnë organizmin në disa mënyra:

Kontrollojnë peshën, pasi ato mund t’ju bëjnë të ndiheni të ngopur më gjatë.

Merrni më shumë kalium, i cili është i lidhur me presionin e ulët të gjakut.

Ulin e rrezikun e rezistencës ndaj insulinës.

Redukton mundësinë e dëmtimit të enëve të gjakut.

Dietat e ndryshme për të ndaluar hipertensionin dhe sidomos dieta mesdhetare rekomandojnë përfshirjen e drithërave si pjesë e një regjimi më të shëndetshëm.

Sipas udhëzimeve nga dietologët, të rriturit duhet të hanë të paktën 85 gram drithëra në ditë, që janë të barabarta me tre feta bukë gruri të plotë./abcnews.al