Shqipëri-Angli me tifozë? Ministria e Shëndetësisë merr vendimin final

schedule15:36 - 19 Mars, 2021

schedule 15:36 - 19 Mars, 2021

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale i ka kthyer përgjigje Federatës Shqiptare të Futbollit në lidhje me kërkesën e bërë për të luajtur me tifozë duelin me Anglinë me 28 mars.

“Duke parë situatën epidemiologjike, në kushtet e numrit të lartë të rasteve të reja të infektimeve me COVID-19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nuk e miraton kërkesën tuaj”, shkruhet mes të tjerash në përgjigjen që i është dërguar FSHF-së.

 

Kështu, pretendimet e FSHF për të lejuar tifozët në ndeshjen me Anglinë ranë poshtë. Synohej që kundër “Tre Luanëve” të lejoheshin 6500 tifozë, duke zbatuar të gjitha protokollet e sigurisë. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!