Xhaçka rendit disa arritje: S’më pëlqen të fle mbi dafina sikur çdo gjë është perfekte

schedule11:27 - 19 Mars, 2021

schedule 11:27 - 19 Mars, 2021

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka deklaroi gjatë fjalës së saj në prezantimin e planit për shërbimet ndaj qytetarëve se kërkesa që ka marrë më shpesh që prej marrjes së detyrës ka qenë për njohjen e patentave të shqiptarëve në Itali.

Ajo deklaroi se akoma nuk mund të thuhet se çdo është perfekte, teksa renditi disa nga arritjet e socialistëve në fushën e shërbimeve për shqiptarët jashtë vendit.

“Kërkesa për të cilën kam marrë më shumë lutje në këtë kohë të shkurtër që unë drejtoj ministrinë e Europës për Punët e Jashtme ka qenë për njohjen e patentave të shqiptarëve në Itali. Mua nuk më pëlqen të fle mbi dafina dhe të them çdo gjë është perfekte.

Nuk e kam zakon të kënaqem kollaj me punën që bëj. Ka pasur një shtim të ndjeshëm të numrit të shërbimeve që ofrohen nga institucionet tona. Sot ofrohet edhe dëshmia e penalitetit. Krahas shtimit të shërbimeve është bërë edhe shkurtimi i dokumentacionit.

Për shërbimet konsullore kërkohen 70 dokumente më pak. Kemi 82 formate dokumentesh të njëhsurara dhe të standardizuara. Është bërë një punë e mirë për të përmirësuar shërbimin e qytetarëve shqiptarë tek shërbimet. Në vitin 2022 do të behet plani i hapjes së shërbimeve të përbashkëta konsullore me Kosovën”, u shpreh Xhaçka./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!