Kapen pa maska, policia nuk kursen gjobat për 790 qytetarë

schedule14:15 - 18 Mars, 2021

schedule 14:15 - 18 Mars, 2021

Policia e Shtetit ka ndëshkuar me gjobë 790 qytetarë pasi janë konstatuar pa maskë në fytyrë. Sipas uniformave blu gjatë 24 orëv të fundit janë gjobitur me 3 mijë lekë , 689 persona që nuk mbanin maskën.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 101 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Njoftimi i policisë:

U konstatuan pa maskat mbrojtëse, ndëshkohen me masë administrative 790 shtetas.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. 

 Gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 689 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

 Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 101 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!