Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kamioni ngrihet me fadromë, nxirret i vdekur shoferi i “Benz-it” në aksidentin e Lezhës

schedule21:27 - 17 Mars, 2021

schedule 21:27 - 17 Mars, 2021

LEZHË – Është nxjerrë nga makina i vdekur shoferi i “Benz-it” që u përplas me një kamion në aksin Shkodër-Lezhë pranë kryqëzimit të Dajçit.  Mësohet se viktima i identifikuar si Eduard Grishaj 55 vjeç, udhëtonte i vetëm në makinë, ndërsa ka gjetur vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes pas përplasjes së fortë.

Gazetari i ABC, Gjergj Figuri sjell pamjet e aksidentit. Makina tip “Benz” me targë “SH 6549 E” është futur poshtë kamionit duke u bërë “petë”.

Është dashur ndërhyrja me fadromë duke ngritur kamionin, për të nxjerrë trupin e pajetë.  ABC mëson se kamioni po dilte nga superstrada në një rrugë dytësore për në fshatin Dajç, ku autovetura ka goditur në pjesën e fundit kamionin dhe është futur poshtë tij duke u bërë “petë”.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër ,në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit “, mjeti tip “Benz” është përplasur me mjetin kamion, ku për pasojë ka ndërruar jetë në vend drejtuesi i mjetit tip “Benz” ende i paidentifikuar .

Drejtuesi i kamionit shtetasi T.M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!