Eliminimi nga Kupa e Kosovës e zemëron, Devolli merr vendimin ekstrem

schedule19:54 - 17 Mars, 2021

schedule 19:54 - 17 Mars, 2021

Bledar Devolli nuk është më trajner i Drenicës. Eliminimi nga Kupa e Kosovës e ka dëshpëruar trajnerin nga Gjirokastra, i cili mori drejtimin e ekipit dardan 25 tetorin e vitit të kaluar.

Skuadra nga Skënderaj humbi 1-0 sot përballë Dukagjinit të divizionit të dytë, që siguroi kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës. Devolli ka vendosur të japë dorëheqjen, teksa Drenica duhet të gjejë shpejt trajnerin e ri.

Ecuria në kampionat nuk është aspak e mirë për kuqezinjtë, të cilët renditen në vend të parafundit dhe rrezikon seriozisht rrëzimin një kategori më poshtë.

Bledar Devolli ndahet me klubin!

Skenderaj – 17-03-2021

Trajneri Bledar Devolli, pas takimit me presidentin e klubit…

Posted by FC Drenica – Faqja Zyrtare on Wednesday, 17 March 2021

“Trajneri Bledar Devolli, pas takimit me presidentin e klubit z. Ilir Veliqi, ka paraqitur dorëheqje e tij të parevokueshme, pas eliminimit nga Kupa e Kosovës, në çerekfinale, nga Dukagjini i Klinës.

Presidenti i klubit,  pasdite aprovoi dorëheqjen e trajnerit Devolli, dhe sot përfundon angazhimi i trajnerit gjirokastrit në klubin tonë.

Ne e falënderojmë Bledar Devollin për punën dhe angazhimin në klub gjatë gjithë kësaj kohe. Klubi i uron suksese Devollit në angazhimet e tij të radhës“, lexohet në postimin e klubit dardan. /abcnews.al