Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi prezantoi ditën e sotme Etnor Krakullin si kandidat për deputet të LSI-së në qarkun e Fierit.
Kryemadhi deklaroi gjatë fjalës së saj se qeveria ka ndjekur politika të gabuara sa i përket prodhimeve vendase, të cilat theksoi ajo, sot janë më të shtrenjta se ato të importit. Ndalur tek plani i partisë së saj, Kryemadhi u shpreh se një ndër pesë prioritet e saj është karta e fermerit.
“Të rinjtë të rejat i largoi. Bizneset i mbylli. Njerëzit po e shesin gjënë e gjallë se nuk e mbajnë dot. Si LSI kemi pese prioritete që kanë të bërë jo vetëm me ekonominë por edhe me kartën e fermerit që është një nga 5 prioritetet tona.
Duhet të konsumojnë prodhimet tona por me politikën që ka nxjerrë qeveria, prodhimet vendase janë më të shtrenjta se prodhimet e importit. Shqiptarët kërkojnë prodhim vendas por blejnë importi se janë më të lira se prodhimet vendase. Se qeveria subvencionon importin”, tha Kryemadhi./mv.abcnews.al