Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha këtë të mërkurë e ka nisur ditën me një foto me me kampionen Shkodrane.
Basha përmes një postimi në rrjetin social Afcebook shkruan se takimi i djeshëm në Shkodër ishte shumë optimist dhe plot me energji.
Ndër të tjera ai thekson se optimizmin e sportistes Kismete, e shikon ngado në Shqipëri.
“E djeshmja ishte një ditë plot energji, entuziazëm dhe shpresë. Mes shumë takimesh të shkëlqyera, më la mbresë të veçantë biseda me Kismeten. Sportisten e shkëlqyer, aktivisten dhe vajzën me kurajë dhe besim që mes shumë vështirësive ja ka dalë të marrë vlerësime kombëtare e ndërkombëtare.
Optimizmin dhe shpresën e saj për një Shqipëri më të mirë e shoh ngado në Shqipëri. Kudo që kam qenë, në çdo qytet e fshat, në çdo cep të Shqipërisë fryn era e ndryshimit. Të gjithë së bashku do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do të fitojë”, shkruan Basha./abcnews.al