“Turqia nuk do të tërhiqet nga pozicionet e saj në Mesdheun Lindor”, tha Presidenti Rexhep Tajip Erdogan.
Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me anëtarët e Këshillit Presidencial të Bosnje dhe Hercegovinës në Ankara të Martën, Erdogan tha se Turqia këmbëngul në “pozicionin e saj vendimtar”.
Ai shtoi, se asnjë kompromis nuk është i mundur për Turqinë në Mesdheun Lindor. I pyetur në lidhje me kontaktet diplomatike midis Ankarasë dhe Kajros, presidenti turk tha se populli egjiptian nuk është kundër Turqisë.
- Lexo edhe: Bisedimet Greqi-Turqi për detin, mbyllet raundi i 62-të, Dendias: Gati të takohem me Çavuşoğlu
Deklaratat e zotit Erdogan u bënë në sfondin e raundit të 62-të të kontakteve eksploruese midis Greqisë dhe Turqisë në Athinë, që përfundoi pas katër orësh./ db/ Abcnews.al