Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kryeministri i Tajlandës vaksinohet me AstraZeneca

schedule09:01 - 16 Mars, 2021

schedule 09:01 - 16 Mars, 2021

Kryeministri i Tajlandës u vaksinua me AstraZeneca të martën.

AstraZeneca ka zhvilluar një bazë prodhuese në Azi dhe Instituti i Indisë, prodhuesi më i madh i vaksinave në botë, është kontraktuar nga kompania për të prodhuar 1- miliard doza të vaksinës për vendet në zhvillim, raporton Associated Press.

“Ka njerëz që janë të shqetësuar, tha Kryeministri  Prayuth Chan-ocha pasi mori dozën e parë të vaksinës AstraZeneca. “Por ne duhet t’i besojmë mjekëve, t’i besojmë te profesionistëve tanë mjekësorë.”

Tajlanda javën e kaluar u bë vendi i parë jashtë Europës që pezulloi përkohësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca.  Indonezia gjithashtu pezulloi përdorimin  e AstraZeneca, duke thënë se ishte duke pritur për një raport të plotë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në lidhje me efektet e mundshme anësore.

Por autoritetet shëndetësore të Tajlandës vendosën të vaksinojnë popullsinë me AstraZeneca, me Prayuth dhe anëtarët e kabinetit të tij që do të marrin dozat e para./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!