Kandidati i Partisë Demokratike në Lezhë, Agron Gjekmarkaj ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit Edi Rama, pas ironive të përdorura nga ky i fundit.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, analisti rikujton etiketimet e kryeministrit Rama, ndërsa shkruan: “Erdhi duke rendur e dihatur si i marri , na sulmoi në shtëpinë tonë Edi Rama mua dhe Mark Markun a thua se na impresionojnë batutat e lodhura të një gënjeshtari bulist”.
Më tej Gjekmarkaj thotë se të paditurin e bezdisin pedagogët, arrogantin e trazojnë qëndrestarët dhe sundimtarin e rrëzojnë njerëzi e lirë.
Statusi i plotë:
Erdhi duke rendur e dihatur si i marri , na sulmoi ne shtepine tone Edi Rama mua dhe Mark Markun a thua se na impresionojne batutat e lodhura te nje genjeshtari bulist ! Rren kur flet , rren kur hesht , rren kur eshte i gezuar , rren kur eshte i merzitur por sot tha nje te vertete!
Ja kemi kundershtuar ligjin e ndyre te arsimit te larte , sa kemi mundur , me argumente e force sepse eshte nje ligj totalitar, ideologjik qe synon vendosjen e Universiteteve nen tutele partiet qe pedagoget i do per komisare e punetore propagande!
Do ja rrezojne ne ditet e para te Qeverise Basha , do e bejme siç duhet , bashkekohore , me universitetet ze i pare , jo per t’ja dorezuar Universitetet Partise por Shqiperise, studentve dhe pedagogve te saj , per ti ngritur ato ku i kerkon koha , ne rang europian ! Te paditurin e bezdisin , pedagoget , arrogantin e trazojne krenaret e qendrestaret, sundimtarin e rrezojne njerzit e lire !
Kjo e fundit do ti ndodhe Ashikut te të gjitha veseve me 25 Prill ! Edi Rama nuk ka mbajtur nje grua me shume se kater vjet jo me te mbaje pushtetin 12 vjet ! Edi Rama ik fshihu nga fitorja e Shqiperise! Ajo po vjen o i paudhe dhe do te zere nen vete siç e meriton nje birbo e teveqel i bllokut !
/abcnews.al/