Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe 13 të tjerë janë plagosur nga një sulm me armë zjarri në një festë në Çikago.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit (lokale). Një i dyshuar i paidentifikuar filloi të qëllojë pas një konflikti me njerëzit e tjerë në festë rreth orës 4:41 të mëngjesit, tha Departamenti i Policisë në Çikago. Dy persona u shpallën të vdekur në vendin e ngjarjes dhe 13 të tjerët u plagosën gjithashtu.
Të plagosurit, të moshës nga 20 deri në 44 vjeç, u dërguan në spitalet aty pranë. Të paktën njëri prej tyre ishte në gjendje kritike. g.v/abcnews.al