Një banesë në fshatin Bujqësisë në Elbasan është përfshirë nga flakët gjatë mëngjesit të sotëm. Si pasojë e flakëve, është djegur plotësisht një nga dhomat, ndërsa të tjerat kanë shpëtuar me ndërhyrjen e zjarrfikësve.
Me ardhjen e zjarrfikësve u bë e mundur edhe shuarja e flakëve, ndërsa pjesa tjetër e shtëpisë shpëtoi.
Për fat të mirë, në momentin që ra zjarri në shtëpi nuk ka pasur njerëz. Dyshohet që shkak të jetë bërë një shkëndijë elektrike. /abcnews.al/