Vdekja e George Floyd, Minneapolis dëmshpërblen me 27 milion dollarë familjen e tij

schedule09:11 - 13 Mars, 2021

schedule 09:11 - 13 Mars, 2021

Qyteti i Minneapolis do të dëmshpërblejë familjen e  George Floyd me 27 milion dollarë .

Vëllai i tij Floyd, u shpreh në një deklaratë për gazetarët se falënderonte Mineapolis për mbështetjen dhe shtoi se do të ishte gati t’i këmbente këto para me jetën e George, vetëm që ai të ishte sërish pranë familjes.

“Unë e di që ai është me ne, dhe e di që ne tani kemi mundësinë për të financuar komunitetet afro-amerikane me të ardhura të ulëta.”

“Pra, një gjë që bota duhet ta dijë. Amerikë, ne kemi nevojë të shërohemi, ky komb ka nevojë për shërim. Familja jonë ka nevojë për shërim,” tha Floyd në fjalët e tij para një turme mbështetësish.

George Floyd vdiq në 25 maj 2020, pasi ish-polici Derek Chauvin i mbajti gjurin në qafë për 8 minuta gjatë arrestimit. Vdekja e Floyd shkaktoi protesta masive jo vetëm në Mineapolis, por në të gjithë SHBA-në dhe vende të tjera të botës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!